Tituj Shtetërorë
Titujt shtetërorë janë një mënyrë për të investuar kursimet duke blerë instrumente të emetuara nga shteti. Në vend që paratë të qëndrojnë vetëm në llogari ose depozitë, investitori mund t’i vendosë ato në Bono Thesari ose Obligacione, sipas afatit dhe objektivit financiar.
Bonot e Thesarit janë më afatshkurtra dhe zakonisht përdoren nga klientë që duan të investojnë për disa muaj deri në një vit. Fitimi krijohet nga diferenca mes çmimit të blerjes dhe vlerës që merret në maturim.
Obligacionet janë më afatgjata dhe zakonisht paguajnë interes periodik gjatë kohëzgjatjes së tyre. Ato mund të jenë të përshtatshme për klientë që kërkojnë të investojnë për disa vite dhe të marrin pagesa interesi gjatë periudhës së investimit.
BONO THESARI
Instrument afatshkurtër ku investitori blen me çmim më të ulët dhe në maturim merr vlerën nominale.
Më i përshtatshëm për:
Klientë që kërkojnë investim afatshkurtër
Shërbimi ynë i përzgjedhjes së depozitave ju ndihmon të gjeni shpejt dhe lehtësisht normat më të mira të depozitave në Shqipëri, në monedha të ndryshme. Ne ofrojmë një bazë të dhënash të përditësuar deri më 08.06.2026, që përfshin të gjitha depozitat e disponueshme, si edhe ofertat dhe promocionet speciale. Gjeni kushtet më të favorshme për kursimet tuaja dhe zgjidhni opsionin më të mirë që sot.
OBLIGACIONE
Instrument afatmesëm/afatgjatë që zakonisht paguan interes periodik, zakonisht çdo 6 muaj.
Më i përshtatshëm për:
Klientë që kërkojnë afat më të gjatë dhe të ardhura periodike
Bonot e Thesarit dhe Obligacionet mund të jenë alternativa për investimin e kursimeve, por zgjedhja mes tyre varet nga afati, objektivat financiarë, nevoja për likuiditet dhe toleranca ndaj rrezikut. Kontaktoni ekspertët e FINARCH për një konsultë profesionale dhe kuptoni nëse titujt shtetërorë janë të përshtatshëm për profilin tuaj financiar.