Misioni
Rreth Nesh
Mesazhi i Themelueses
Finarch ishte një ëndërr.
Sot, një përgjegjësi.
Sot, një përgjegjësi.
FINARCH lindi nga bindja se këshillimi financiar duhet të jetë i pavarur, i qartë dhe gjithmonë në interes të klientit.
Pas më shumë se 25 vitesh në sistemin bankar shqiptar, në role këshilluese dhe drejtuese në Private Banking, kam parë nga afër se klientët kanë nevojë për më shumë sesa një produkt financiar. Kanë nevojë për qartësi, ekspertizë, diskrecion dhe një partner që kupton situatën e tyre në tërësi.
Përvoja ime në drejtimin e AIDA, me fokus te investimet e huaja direkte dhe zhvillimi ekonomik e zgjeroi më tej këtë perspektivë.
FINARCH është krijuar për ta kthyer këtë përvojë në një qasje të re: këshillim financiar i pavarur, i personalizuar dhe i mbështetur nga teknologjia, për individë, familje dhe biznese.
FINARCH është një angazhim për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata, për të sjellë qartësi në vendime komplekse dhe për të mbrojtur interesin e klientit në çdo hap financiar.
Themeluese · FINARCH
Misioni dhe vizioni
Vizioni
Një ekspert apo një platformë?
FINARCH
KëshillimKur kërkoni ekspertizë.
Ju asistojmë të gjeni zgjidhjen bankare ose financiare që i përshtatet nevojave dhe objektivave tuaja, duke ju udhëhequr në çdo hap të procesit.
Me FINARCH përfitoni
- Këshillim financiar të personalizuar
- Krahasim të alternativave të financimit
- Asistencë në përgatitjen e dokumentacionit
- Referim me bankat dhe institucionet financiare
- Kursim kohe dhe ndjekje deri në procesin e financimit
FINMARKET
PlatformëKrahaso produktet bankare. Zgjidh më mirë.
Ju mundëson të krahasoni produktet bankare përmes kalkulatorëve të dedikuar, duke vlerësuar alternativat sipas nevojave tuaja.
Me FINMARKET mund të:
- Krahasoni kredi dhe produkte bankare
- Analizoni normat e interesit
- Kuptoni kostot dhe kushtet e financimit
- Përdorni kalkulatorë inteligjentë për krahasim dhe llogaritje
- Merrni vendime financiare më të informuara