01
Oferta
Bankat kanë oferta. Ju keni zgjedhje.
Eksploroni ofertat bankare dhe financiare në një vend dhe krahasoni ato sipas kritereve që kanë rëndësi për ju.
Informacion i përditësuar dhe i verifikueshëm mbi produktet bankare dhe shërbimet financiare, në bashkëpunim me bankat dhe institucionet në Shqipëri.
Pa favorizime. Pa renditje të paguara. Pa ndikim nga komisionet.
01
Bankat kanë oferta. Ju keni zgjedhje.
Eksploroni ofertat bankare dhe financiare në një vend dhe krahasoni ato sipas kritereve që kanë rëndësi për ju.
02
Shtëpia e ëndrrave. Financimi që ju përshtatet.
Krahasoni kreditë për shtëpi sipas normave, kostove, afateve dhe kushteve për të gjetur alternativën e duhur për projektin tuaj.
03
Një plan i ri i shpejtë? Bëjeni të mundur!
Krahasoni kreditë konsumatore dhe gjeni financimin që përshtatet me shumën, afatin dhe mundësitë tuaja.
04
Ëndrrat e mëdha fillojnë me një mundësi.
Eksploroni alternativat e financimit për studimet dhe zgjidhni produktin që përshtatet me mundësinë tuaj.
05
Paratë tuaja mund të fitojnë më shumë.
Krahasoni depozitat dhe produktet e kursimit sipas normave, afateve, kushteve dhe gjeni alternativën që i përshtatet qëllimeve tuaja.
06
Mos i lini kursimet në vend numëro!
Eksploroni fondet e investimit dhe njihuni me alternativat për të vendosur se cilat mund të përshtaten me objektivat dhe horizonin tuaj.
07
E ardhmja mund të planifikohet sot.
Krijoni një plan afatgjatë për pensionin dhe eksploroni alternativat e fondeve private të pensionit.
08
Kursimet tuaja. Një tjetër mënyrë për t’i investuar.
Mësoni si funksionojnë Bonot e Thesarit dhe Obligacionet dhe eksploroni alternativat e investimit në tregun shqiptar.
09
Më shumë fleksibilitet. Më shumë zgjedhje.
Krahasoni limitet, normat, tarifat, periudhat pa interes dhe përfitimet për të gjetur kartën që përshtatet me mënyrën tuaj të shpenzimit.
10
Minimizo cash-in.
Zbuloni kartat e debitit dhe krahasoni tarifat, shërbimet dhe përfitimet që ofrojnë bankat.
11
Vendosni ju sa shpenzoni.
Eksploroni kartat e parapaguara dhe krahasoni kostot, funksionalitetet dhe kushtet e përdorimit.
12
Një llogari për çdo ditë. Një tjetër për të ardhmen.
Krahasoni llogaritë rrjedhëse dhe të kursimit sipas tarifave, interesit, shërbimeve dhe kushteve.
13
Paratë tuaja, në lëvizje.
Krahasoni mënyrat për të kryer pagesa dhe transferta duke parë tarifat, afatet dhe kushtet e shërbimeve.
14
Financat tuaja. Në një klik.
Eksploroni zgjidhjet digjitale për pagesa, transferta dhe menaxhimin e financave direkt nga telefoni juaj.
15
Larg Shqipërisë. Afër planeve tuaja.
Eksploroni mundësitë bankare për diasporën, nga financimi i pronës deri te shërbimet bankare në Shqipëri.
—
Ne përdorim kursin e mesëm të tregut për Konvertuesin tonë. Kurset janë orientuese dhe nuk përbëjnë ofertë për këmbim valutor.
Na kontaktoni për të rezervuar një takim në zyrat tona dhe për të marrë këshilla të përshtatura sipas nevojave tuaja financiare.
FINMARKET është platforma krahasuese për produktet bankare dhe financiare në Shqipëri.
Ne ju mundësojmë të eksploroni alternativat e tregut në një vend të vetëm, t’i kuptoni më lehtë dhe të gjeni zgjidhjet që përputhen me nevojat tuaja.
Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’ju japim më shumë qartësi mbi tregun financiar dhe t’ju ndihmojmë të merrni vendime më të informuara.
Zgjidhni produktin që kërkoni dhe përdorni kalkulatorët FINMARKET për të përcaktuar kriteret tuaja, si shuma, afati, norma e interesit apo parametra të tjerë të produktit.
Kalkulatori ju shfaq ofertat që përputhen me kriteret tuaja, së bashku me informacionin kryesor për secilën alternativë.
Krahasoni ofertat, analizoni kushtet dhe zgjidhni alternativën që ju përshtatet.
Krahasimi bazohet në kriteret kryesore të secilit produkt, si normat e interesit, tarifat, kostot, afatet, kushtet dhe shërbimet e përfshira.
Të dhënat standardizohen dhe paraqiten në mënyrë të unifikuar, për t’i bërë alternativat më të qarta, të kuptueshme dhe të lehta për t’u krahasuar.
FINMARKET është një platformë informuese dhe krahasuese. Pasi të krahasoni alternativat, mund të lidheni drejtpërdrejt me bankën ose të këshilloheni me ekspertët e FINARCH për t’ju ndihmuar në zgjedhjen e zgjidhjes më të përshtatshme.
Po. Të dhënat për produktet dhe kushtet kontrollohen dhe përditësohen rregullisht, në bashkëpunim me bankat dhe mbi bazën e burimeve të disponueshme.
Megjithatë, kushtet e një produkti mund të ndryshojnë. Përpara aplikimit, rekomandojmë të verifikoni kushtet përfundimtare me bankën përkatëse. Secila bankë është e linkuar në platformë.
Të dhënat në FINMARKET bazohen në informacion publik dhe/ose burime zyrtare të bankave dhe institucioneve financiare.
Informacioni kontrollohet, standardizohet dhe përditësohet rregullisht për të siguruar një paraqitje sa më të saktë, të qartë dhe të krahasueshme.
Metodologjia e krahasimit dhe mënyra e përpunimit të të dhënave janë transparente dhe të publikuara në një faqe të dedikuar.
Jo, nuk kërkohet krijimi i një llogarie. Për të aksesuar FINMARKET, mjafton të plotësoni një proces të thjeshtë regjistrimi me disa të dhëna bazë, si emër, mbiemër dhe adresë emaili.
Për regjistrim nuk kërkohen të dhëna bankare apo financiare.
FINMARKET nuk shet renditje dhe nuk ofron pozicionim të privilegjuar në rezultatet e krahasimit.
Rezultatet e krahasimit nuk ndryshohen kundrejt pagesës dhe bankat apo produktet nuk favorizohen për arsye komerciale.
Kjo qasje synon të ruajë transparencën dhe besueshmërinë e informacionit të paraqitur në platformë.
FINMARKET u ofron bankave një pamje më të qartë të pozicionimit të produkteve të tyre në treg dhe mënyrës se si ato krahasohen me alternativat e tjera.
Platforma shërben edhe si mjet monitorimi të tregut, duke krijuar një benchmark të standardizuar dhe duke ofruar insight mbi kërkesat dhe preferencat e klientëve.
Në të njëjtën kohë, FINMARKET krijon ekspozim të strukturuar për produktet dhe ofertat bankare, duke i bërë ato më të lehta për t’u gjetur dhe eksploruar nga klientët.
Për të ruajtur integritetin dhe pavarësinë e platformës, FINMARKET:
nuk shet renditje;
nuk ndryshon rezultatet e krahasimit kundrejt pagesës;
nuk favorizon banka apo produkte;
nuk shet leads apo aplikime;
nuk garanton miratimin e një aplikimi nga banka.
FINMARKET informon dhe lehtëson krahasimin; vendimi për miratimin e një produkti dhe kushtet përfundimtare i takojnë bankës përkatëse.
Po. Për produktet që ofrojnë mundësinë e aplikimit, klikoni “Apliko” dhe plotësoni formularin.
Kërkesa juaj përcillet sipas procesit të përcaktuar dhe banka përkatëse ju kontakton për hapat e mëtejshëm.
FINMARKET nuk garanton miratimin e aplikimit; vendimi dhe kushtet përfundimtare përcaktohen nga banka.