Finmarket · Diaspora

Larg Shqipërisë. Jo larg planeve të tua.

Eksploro mundësitë bankare dhe financiare të disponueshme për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Krahaso kreditë për diasporën

Kredia për diasporën është një kredi hipotekore e ofruar nga bankat në Shqipëri për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ajo përdoret kryesisht për blerjen, ndërtimin ose rikonstruksionin e një prone në Shqipëri.

Përse përdoret?

Ky produkt u mundëson shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të financojnë blerjen e një banese, apartamenti, shtëpie ose prone tjetër në Shqipëri pa qenë e nevojshme të disponojnë menjëherë të gjithë shumën e nevojshme.

Çfarë duhet të krahasoni?

Kur krahasoni kreditë për diasporën, kushtojini vëmendje:

  1. Normës së interesit

  2. Përqindjes së financimit të pronës

  3. Këstit mujor

  4. Afatit të shlyerjes

  5. Komisioneve dhe tarifave të aplikueshme

  6. Dokumentacionit të kërkuar nga banka

Çfarë ka më shumë rëndësi për ju?

  1. Blerja e banesës së parë në Shqipëri, fokus te përqindja e financimit dhe kësti mujor.

  2. Kontribut personal më i ulët, fokus te niveli maksimal i financimit të pronës.

  3. Proces më i thjeshtë dokumentacioni, fokus te kërkesat dhe procedurat e bankës.

  4. Jetoj në një shtet specifik, fokus te pranueshmëria e të ardhurave sipas vendit ku jetoni dhe punoni.

Çfarë duhet të dini?

Bankat mund të aplikojnë kritere të ndryshme për klientët jo rezidentë krahasuar me klientët rezidentë. Kushtet e financimit, dokumentacioni i kërkuar dhe përqindja e financimit mund të ndryshojnë në varësi të bankës, shtetit ku jeton aplikanti dhe burimit të të ardhurave.

ALL

·

Renditur sipas

Baza e të dhënave është e përditësuar deri më 08.06.2026. Kushtet përfundimtare përcaktohen nga banka.

FAQ

Pyetje të shpeshta

Kush mund të aplikojë?

Në përgjithësi, qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë dhe mund të dokumentojnë të ardhurat e tyre sipas kërkesave të bankës.

Në cilat vende duhet të jetoj ose punoj?

Kjo varet nga politikat e secilës bankë. Disa banka mund të financojnë klientë nga një listë e caktuar shtetesh.

Sa përqind të vlerës së pronës mund të financojë banka?

Përqindja e financimit ndryshon sipas bankës, profilit të klientit dhe pronës që blihet.

A duhet të jem fizikisht në Shqipëri për të aplikuar?

Procedurat ndryshojnë sipas bankës. Në disa raste një pjesë e procesit mund të kryhet në distancë, ndërsa në raste të tjera mund të kërkohet prania fizike në faza të caktuara.

Çfarë dokumentesh kërkohen zakonisht?

Zakonisht kërkohen dokumente identifikimi, dokumentacion që provon të ardhurat, kontrata pune ose dokumente tatimore, si dhe dokumentacioni i pronës që do të financohet.