Finmarket · Tituj shtetërorë

Një tjetër mënyrë për të investuar.

Eksploro Bonot e Thesarit dhe Obligacionet dhe njihu me karakteristikat e tyre.

Tituj Shtetërorë në Shqipëri

Tituj Shtetërorë

Titujt shtetërorë janë një mënyrë për të investuar kursimet duke blerë instrumente të emetuara nga shteti. Në vend që paratë të qëndrojnë vetëm në llogari ose depozitë, investitori mund t’i vendosë ato në Bono Thesari ose Obligacione, sipas afatit dhe objektivit financiar.

Bonot e Thesarit janë më afatshkurtra dhe zakonisht përdoren nga klientë që duan të investojnë për disa muaj deri në një vit. Fitimi krijohet nga diferenca mes çmimit të blerjes dhe vlerës që merret në maturim.

Obligacionet janë më afatgjata dhe zakonisht paguajnë interes periodik gjatë kohëzgjatjes së tyre. Ato mund të jenë të përshtatshme për klientë që kërkojnë të investojnë për disa vite dhe të marrin pagesa interesi gjatë periudhës së investimit.

Bonot e Thesarit dhe Obligacionet mund të jenë alternativa për investimin e kursimeve, por zgjedhja mes tyre varet nga afati, objektivat financiarë, nevoja për likuiditet dhe toleranca ndaj rrezikut.

Kontaktoni ekspertët e FINARCH për një konsultë profesionale dhe kuptoni nëse titujt shtetërorë janë të përshtatshëm për profilin tuaj financiar.

FAQ

Pyetje të shpeshta

Ku duhet të paraqitem për të investuar në tituj shtetërorë: në Bankën e Shqipërisë apo në një bankë të nivelit të dytë, dhe çfarë kostosh ka secila mënyrë?

Mënyra e aplikimit varet nga lloji i titullit ku dëshironi të investoni.

Për Bonot e Thesarit, individët mund të marrin pjesë në ankand drejtpërdrejt nëpërmjet sporteleve të Bankës së Shqipërisë ose nëpërmjet një banke apo subjekti tjetër të licencuar.

Nëse aplikimi kryhet drejtpërdrejt pranë Bankës së Shqipërisë, kjo e fundit nuk aplikon komision për paraqitjen e kërkesës në ankand, hapjen dhe mirëmbajtjen e llogarisë së titullit apo transferimin e fondeve drejt bankës tregtare. Megjithatë, Banka e Shqipërisë nuk kryen veprime me para fizike, ndaj investitori duhet të ketë një llogari në një bankë tregtare. Banka ku mbahet kjo llogari mund të aplikojë tarifat e saj për mirëmbajtjen e llogarisë ose kryerjen e transfertave.

Nëse aplikimi kryhet nëpërmjet një banke të nivelit të dytë, banka mund të aplikojë komision për aplikimin ose ndërmjetësimin, si dhe tarifa të tjera për llogarinë, transfertat apo ruajtjen e titujve. Këto tarifa nuk janë të njëjta për të gjitha bankat dhe në disa raste mund të jenë edhe zero. Kur pjesëmarrja kryhet në të njëjtin ankand, yield-i përcaktohet nga rezultati i ankandit dhe jo nga banka; ndryshimi mund të qëndrojë te kostot e shërbimit dhe lehtësia e procedurës.

Për obligacionet, individët nuk mund të aplikojnë drejtpërdrejt pranë Bankës së Shqipërisë. Pjesëmarrja realizohet nëpërmjet një banke ose subjekti tjetër të licencuar dhe zbatohen tarifat e përcaktuara prej tij.

Përpara aplikimit, këshillohet të verifikoni dokumentacionin, shumën minimale të investimit dhe të gjitha komisionet pranë institucionit të zgjedhur.