Llogaritësi i kredisë hipotekore
Kredia për shtëpi (ose kredia hipotekore) është një hua që bankat ofrojnë për blerjen, ndërtimin ose rikonstruksionin e një prone. Prona që financohet zakonisht shërben si garanci për kredinë deri në përfundimin e shlyerjes së saj.
Pse përdoret?
Ky lloj financimi u mundëson individëve të blejnë një banesë pa qenë e nevojshme të disponojnë menjëherë të gjithë shumën. Kredia shlyhet gradualisht përmes kësteve mujore gjatë një periudhe që mund të zgjasë disa vite.
Çfarë duhet të krahasoni?
Kur krahasoni kreditë për shtëpi, kushtojini vëmendje:
Normës së interesit.
Këstit mujor të pritshëm.
Përqindjes së financimit të pronës.
Afatit të shlyerjes.
Komisioneve dhe tarifave të aplikueshme.
Kushteve për shlyerje të parakohshme.
Çfarë duhet të dini?
Kostoja e një kredie për shtëpi nuk përcaktohet vetëm nga norma e interesit. Komisionet, sigurimet, afati i kredisë dhe lloji i interesit (fiks ose i ndryshueshëm) mund të ndikojnë ndjeshëm në shumën totale që do të paguani gjatë gjithë periudhës së financimit.
Konfirmoj plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të mësipërm dhe autorizoj FINARCH të përpunojë të dhënat e mia personale vetëm për përdorim të brendshëm. Për më shumë, kliko këtu.
Të dhënat janë ilustruese. Kushtet përfundimtare, komisionet dhe normat e interesit përcaktohen nga banka pas vlerësimit të aplikimit.
FAQ
Pyetje të shpeshta
Sa përqind të vlerës së pronës mund të financojë banka?
Kjo varet nga politika e secilës bankë dhe karakteristikat e pronës që financohet.
Çfarë është pjesëmarrja e klientit ose kontributi personal?
Është pjesa e vlerës së pronës që financohet nga vetë blerësi dhe jo nga banka.
Cili është ndryshimi midis interesit fiks dhe atij të ndryshueshëm?
Interesi fiks mbetet i pandryshuar për periudhën e përcaktuar, ndërsa interesi i ndryshueshëm mund të ndryshojë gjatë afatit të kredisë sipas kushteve të tregut, ajo që në gjuhën bankare quhet Indeksi Orientues, zakonisht Bono Thesari për kreditë në Lekë dhe EURIBOR për kreditë në Euro.