Finmarket · Fonde pensioni privat

Mendo për nesër. Vepro sot.

Eksploro fondet private të pensionit dhe zgjidh një mënyrë kursimi afatgjatë që përshtatet me planet e tua.

Fondet private të pensionit në Shqipëri

Fonde Pensioni Privat

Fondet private të pensionit janë produkte afatgjata kursimi dhe investimi, të krijuara për të ndihmuar individët të ndërtojnë një kapital shtesë për periudhën e pensionit. Klienti kontribuon në fond në mënyrë periodike ose sipas mundësive të tij, ndërsa fondi administrohet nga një shoqëri e licencuar.

Krahasuar me kursimin tradicional në depozitë, fondi privat i pensionit ka një horizont më afatgjatë dhe synon rritjen graduale të kursimeve në kohë. Megjithatë, si çdo produkt investimi, ai duhet vlerësuar me kujdes, duke marrë parasysh objektivat personale, moshën, të ardhurat, afatin e investimit dhe tolerancën ndaj rrezikut.

Për të kuptuar nëse një fond pensioni privat është i përshtatshëm për planifikimin tuaj financiar afatgjatë, kontaktoni ekspertët e FINARCH për këshillim profesional.

Shënim: Të dhënat janë marrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Për informacion më të detajuar mbi produktet specifike dhe kushtet përkatëse, ju lutemi na kontaktoni.