Finmarket · Karta të Para-paguara

Gati për pagesë. Kudo që të duhet.

Krahaso kartat dhe shiko mundësitë e pagesave, blerjeve online dhe përdorimit jashtë vendit.

Karta të Para-paguara

Karta e parapaguar është një kartë pagese që përdoret me fonde të ngarkuara më parë nga klienti. Ndryshe nga karta e kreditit, ajo nuk ofron limit kredie. Ndryshe nga karta e debitit, ajo mund të mos jetë gjithmonë e lidhur drejtpërdrejt me një llogari bankare tradicionale.

Çfarë duhet të krahasoni?

Kur krahasoni kartat e parapaguara, kushtojini vëmendje:

  1. Tarifës së lëshimit të kartës

  2. Tarifës së mirëmbajtjes

  3. Komisioneve për rimbushje

  4. Kufijve maksimalë të ngarkimit dhe përdorimit

  5. Mundësisë për pagesa online

  6. Komisioneve për përdorim jashtë vendit

  7. Tarifave për tërheqje në ATM

  8. Afatit të vlefshmërisë së kartës

  9. Mundësisë për ta rimbushur në mënyrë fizike ose digjitale

Zgjidh kartën sipas mënyrës së përdorimit

Për blerje online, fokus te siguria, aktivizimi për pagesa online dhe limitet e përdorimit.

Për udhëtime, fokus te përdorimi jashtë vendit, komisionet valutore dhe tërheqjet në ATM.

Për kontroll buxheti, fokus te limiti i shpenzimit dhe rimbushja e thjeshtë.

Për përdorim të përkohshëm, fokus te tarifa e lëshimit, vlefshmëria dhe kushtet e mbylljes së kartës.

Çfarë duhet të dini?

Karta e parapaguar ju lejon të shpenzoni vetëm shumën që keni ngarkuar më parë në të. Kjo mund të ndihmojë në kontrollin e buxhetit dhe kufizimin e shpenzimeve, por është e rëndësishme të kontrolloni tarifat, limitet dhe mënyrat e rimbushjes përpara përdorimit.

·

Renditur sipas

Baza e të dhënave është e përditësuar deri më 02.10.2026. Kushtet përfundimtare përcaktohen nga banka.

FAQ

Pyetje të shpeshta

A është karta e parapaguar e njëjtë me kartën e debitit?

Jo. Karta e debitit zakonisht lidhet me një llogari bankare, ndërsa karta e parapaguar përdor fondet që janë ngarkuar më parë në kartë.

A mund të bëj blerje online me kartë të parapaguar?

Po, nëse karta e mbështet këtë funksion dhe është aktivizuar për pagesa online.

A mund ta përdor jashtë Shqipërisë?

Kjo varet nga lloji i kartës, rrjeti i pagesës dhe kushtet e institucionit që e ofron.

A mund të shpenzoj më shumë se shuma e ngarkuar në kartë?

Jo. Në shumicën e rasteve, karta lejon përdorimin vetëm të fondeve të disponueshme.

Për kë mund të jetë e përshtatshme?

Mund të jetë e përshtatshme për klientë që duan kontroll më të mirë të shpenzimeve, për blerje online, për udhëtime ose për përdorim të kufizuar pa përdorur drejtpërdrejt llogarinë kryesore bankare.